Skip to ContentSkip to MenuSkip to Footer
Carousel Slide Image of Wings for Life World Run Shqipëri
Featured Header Image

Wings for Life World Run Shqipëri

START 5/8 - END 5/8
8 maj 2022 · Globale

Në datë 8 Maj, organizohet edicioni i pestë i maratonës Botërore Wings for Life World Run edhe në Shqipëri. Wings for Life World Run, maratona globale ku të gjithë mund të vendosin qëllimet e tyre. Pjesëmarrësit morrën pjesë për te mbështetur këtë kauz në Parkun e Liqenit Artificial duke bërë donacionet e tyre për ata që nuk munden dhe duke vrapuar në të njëjtën orë por në shtete të ndryshme me të gjithë pjesëmarrësit e Wings for life World Run. Sikuse cdo vit në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkinë Tiranë, eventi startoi në orën 13:00 duke përshkruar trajektoren e Parkut të Liqenit Artifical Tiranë rreth 5KM, 10 KM apo më shumë me një kohëzgjatje prej 3 orë. Altin Vorpsi kryesoi me 35.52 KM , pra i cili ishin edhe fituesit kryesor i Wings for Life World Run në Shqipëri. Wings for Life është një Fondacion Ndërkombëtar Jofitimprurës me vetëm një mision - për të ndihmuar shkencëtarët të gjejnë një kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. Wings for Life World Run, është eventi nëpërmjet të cilit mblidhen donacione për të ndihmuar në përmbushjen e misionit.100% e tarifës dhe donacioneve të kryera shkojnë drejtpërdrejt në projekte kërkimore në mbarë botën. Motoja e eventit “Wings for Life World Run” është VRAPO, PËR ATA QË NUK MUNDEN!

Schedule
Extras
Related events
Related videos
v3.7.0